Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti beson se është bërë mirë që ka fituar Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ahmeti në “ATV”, në emisionin “Direkt” tha se ndryshimi ka qenë i nevojshëm.
“Unë mendoj që është bërë mirë që ka fituar Lëvizja Vetëvendosje. Unë mendoj që qytetarët janë lodh me një koncept, tash është krijuar një propagandë më e madhe se që ka qenë, mendoj se ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm ndryshimi. A i jep kjo apriori sukses kësaj qeverie? Jo! A i kanë gjasat? Patjetër që po!”, u shprehë Ahmeti.