Qytetarët vazhdojnē të besojnë fuqishëm në kryeministrin e ri, Albin Kurtin. Por, prioritetet ata si qytetar të kërij vendi e ai si udhëneqës nuk i kanë të njëjta. Ai dje u mor me zgjedhjet në Shqipëri dhe me një kandidat të Lezhës. Kosovarëve s’iu interesojnë zgjedhjet në Shqipëri aspak. Ai sot u mor me Ligjin për Zgjedhjet. Qytetarët e dinë që ai ligj pret edhe nja 3 vjet të mira dhe nuk ka asnjë pasojë. Kjo, pasi ne kemi zgjedhje lokale në vjeshtë, por edhe ligji i vjetër i rregullon fantazi zgjedhjet lokale. Bash asgjë skemi nevojë të ndryshojmë aty.
Qytetarët e kanë një prioritet tjetër në mendje, vaksinat. Çfarëdo të jenë ato, ska rëndësi. Kur bëhet fjalë për çështje jetike, vaksinat le të jenë edhe të Kinës, pikë rëndësie nuk ka.
Amerika i ka bllokuar prodhimet e veta të Pfizerit dhe Jonhson&Johnson’it. Të Astra Zeneca vijnë rrallë e përmallë. Serbia, e më vonë edhe Shqipëria kanë siguruar çfarë patën mundësi.
Po erdhën 200 mijë vaksina deri në fund të prillit, besimi im vetëm do të shtohet në qeverinë e re. Kemi nevojë jetike për to.
Nuk dua të lexoj lajme që ne refuzuam vaksinat kineze e mediat botërore të shkruajmë qysh Vuçiqi është humanitar ngase ka hapur dyert për kosovarët që të vaksinohen me vaksina kineze.
Imazhi i Kinës as nuk ngritet, as nuk ulet nga ne. Imazhi i Serbisë po. Duhet t’ia ulim qysh e meriton e të mos rrezikojmë ta bëjmë të kundërtën. kosova ime