0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ismaili: Kam me e hapë restoranin, nëse ministrat që janë në Shqipëri, nuk vetëizolohen kur të kthehën

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka kërkuar vetë-izolim nga ministrat e Kosovës të cilët kanë shkuar në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve parlamentare të shtetit mik.

- Advertisement -

Ismaili, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, do t’i hapë bizneset e tij. Me masat e reja të ndërmarra nga qeveria Kurti, gastronomia është mbyllur për 12 ditë (7-18 prill).

“Hajt, qe s’po ankohna për masat e reja anti-covid në që na mbyllën bizneset, e të cilat, ndër të tjera, e bajnë vetëizolimin të domosdoshëm për krejt që hyjnë në Kosovë, por, po më intereson se qysh ka me i kontrollue qeveria mija veta që kanë me u kthye prej Shqipërie qeto ditë, e me u sigurue se vetëizolohen?”, thuhet në postimin e tij.

“E mbasi ra fjala, nëse e shoh ndonjë prej ministrave/zyrtarëve që po ban foto e fushatë nëpër Shqipëri e nuk vetëizolohet kur të kthehet, kam me e hapë restorantin edhe palestrën me duer të mia menjëherë!”, ka deklaruar tutje ish-deputeti.

- Advertisement -

Lidhur me shkuarjen në Shqipëri nga ministrat e deputetët e nomenklaturës së tetë, kritika ka pasur edhe nga PSD’ja, të cilët kanë thënë se “Këta që na mbyllën, tash po bëjnë ekskursione në Shqipëri, nga e cila i refuzuan vaksinat por s’po ia refuzojnë plazhin e shetitjet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit