9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kurti ‘mbylli’ Kosovën: Ministrat e deputetët e tij ikin në Shqipëri, shijojnë edhe makiaton

Rekomandime

Ministrat e deputetët e Albin Kurtit, ia kanë mësyrë Shqipërisë, duke mos u brengosur për ‘mbylljen’ që i kanë bërë me masat e reja antiCovid Kosovës, por që kufijtë janë lënë të hapur edhe pse niveli i rrezikshmërisë për t’u infektuar është i lartë në të gjitha shtetet fqinjë.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje që po udhëheq me Qeverinë, ditë më parë mori vendim së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’i vendosur masat antiCovid, por që ata vet po ikën prej tyre.

Madje, në Shqipëri ka shkuar edhe një ministër i qeverisë Kurti si dhe një deputet.

Bëhet fjalë për Liburn Aliun, ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2 i cili sipas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, shihet se ka marrë rrugën për në Shqipëri.

Bashkë më të shiht të jetë dhe Liridona Bislimi, këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe kandidati për deputet në Shqipëri nga radhët e VV’së, Baiken Abazi.

- Advertisement -

Përveç tyre, për t’iu ikur masave që vet i vendosën në njërën nga kafeteritë e Tiranës po e shijon makiaton edhe deputeti i VV’së Valon Ramadani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit