2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Qeveria Kurti 2 paralajmëron kthimin e reciprocitetit me Serbinë: E drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti

Rekomandime

Çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh, ishte zotuar për kthimin e reciprocitet me Serbinë, Kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të fitonte zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisement -

E 21 ditë pasi e ka marrë për herë të dytë në drejtim ekzekutivit, Qeveria e Albin Kurtit po paralajmëron serish se së shpejti do t’i kthejë në fuqi masat e reciprocitetit me shtetin serb.

Kështu të paktën paralajmëron Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, në një deklarim për Gazetën Online ‘Reporteri.net’.

Sipas tij, kjo pasi “reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”.

- Advertisement -

Por shton se masat e tilla nuk do të vlejnë vetëm për Serbinë, por edhe për secilin shtet që vepron njëanshëm më Kosovën.

“Është obligim i qeverisë dhe kryeministrit Kurtit që të mbrojë qytetarët e republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Andaj edhe do të ketë masa reciprocitetit me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”, tha Kryeziu të hënën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’.

- Advertisement -

Tutje, ai kujton se para një viti ishte ardhur deri të ky vendim, nga atëkohë Qeveria në detyrë e Kurti, vetëm pak ditë pasi ishte rrëzuar me votë në Kuvend.

“Me 31 Mars 2020, pra një muaj e gjysmë apo 57 ditë pas zgjedhjes e pas pranimit të detyrës së kryeministrit në mandatin e parë, në mbledhjen e qeverisë kemi marrë vendimin 01/20 “Për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë”. Sot jemi në ditën e 21 të qeverisjes në mandatin e dytë”, shton Kryeziu.

Heqja e masave të reciprociteti me Serbinë ishte bërë nga Qeveria Hoti, si një nga vendimet e saj të para të qeverisjes disa mujore të koalicionit qeverisës LDK-AAK e NISMA, mandati i të cilës u ndërpre nga Gjykata Kushtetuese, dhjetorin e vitit të shkuar, për të pasuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, Albin Kurti, në debatin e tij të fundit televiziv, dhe i vetmi gjatë gjithë fushatës zgjedhore, paralajmëroi kthimin e reciprociteti me Serbinë, si një nga vendimet e para të tij.

“Është çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh. Nuk e di se cila do të jetë sekuenca por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë”, kishte deklaruar Kurti më 12 shkurt 2021.
Derisa shtonte se Dialogu me Serbinë, që shkas i ndërprerjes së tij ishte bërë taksa 100% e ish-Kryeministrit Haradinaj e më pas reciprociteti i Kurtit, nuk do të jetë as prioritet i qeverisë Kurti 2.

Ndërkohë që sot Kryeministri Kurti ka njoftuar se gjatë vikendit, bashkë me kabinetin Qeverisës ka zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, por pa e përmendur përfshirjen e kësaj çështje në këtë program. /Reporteri.net/.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit