Shqipëria është duke vazhduar vaksinimin e qytetarëve me vaksinat antiCOVID.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sapo ka njoftuar se para pak momenteve kanë arritur 7 mijë e 20 doza të tjera të vaksinës së llojit Pfitzer.
Ai tha se doza të tjera Pfitzer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe se nuk dot ë ndalen asnjë ditë, deri në fund.
Rama shtoi se ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve çdo ditë.
Postimi i plotë:
7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund😍
Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike💪
Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë🤗🇦🇱.