11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Time Kadrijaj pas deklaratave të Enver Hoxhajt: Ai është hajgarexhi, tërë kohën është ankuar kundër UÇK-së

Rekomandime

Ish- deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj gjatë gjithë karrierës së tij është ankuar vazhdimisht për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja.

Kjo deklaratë e Kadrijajt erdhi pasi kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë sot se Kosovës nuk i duhet një kryeministër si Ramush Haradinaj që sipas tij, i prishi punët me Evropën dhe një kryeministër si Albin Kurti, që sipas tij i prishi punët me Amerikën.

- Advertisement -

Kadrijaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Hoxhaj sot po mundohet me ua zënë vendin bashkëpartiakëve të tij.

Enver Hoxhaj është hajgarexhi.

Në karrierën e vet nuk ka lënë derë pa çelë me u anku për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën.

- Advertisement -

Sot, ai po mundohet me ua zënë vendin”, ka shkruar Kadrijaj.

Ajo madje tha se figura e Hoxhajt është shumë e zbehtë kundër atij të Ramush Haradinajt.

- Advertisement -

Po e zbeht është figura e tij me hapë luftë me heronjtë e Kosovës, siç është edhe Ramush Haradinaj, që me Amerikën dhe Evropën e çliruan Kosovën e me ata edhe po e ndërtojnë”, ka shkruar Kadrijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit