22.2 C
Pristina
Sunday, April 7, 2024

Presidenca po kërkon shofer, këto janë kushtet që duhet t’i plotësojë kandidati

Rekomandime

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës po kërkon një vozitës për nevojat e këtij institucioni.

Shpallja për këtë vend pune është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku tregohen detyrat dhe përgjegjësitë për këtë pozitë, si dhe kushtet që duhet t’i plotësojë kandiati.

- Advertisement -

I përzgjedhuri për këtë pozitë do të punojë në orar të plotë dhe pa afat të cakuar.

Sipas shpalljes, kandidati duhet të ketë shkollim të mesëm dhe të posedojë patent shofer për kategorinë “B” dhe të ketë së paku tri vjet përvojë pune si vozitës.

Poashtu kërkohet që të ketë njohuri të nevojshme profesionale për kryerjen e detyrës së vozitësit, shkathtësi për të caktuar dhe vlerësuar punën sipas rëndësisë dhe prioriteteve, të jetë i gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme, të ketë gatishmëri për kryerjen e punëve nën presion.

- Advertisement -

“Të ketë reagim të duhur në zgjidhjen e problemeve, aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht programeve MS Word, njohuri të mira të gjuhës shqipe, ndërsa njohja e gjuhës serbe dhe angleze është përparësi”, janë kriteret e tjera.

Përgjegjësitë dhe detyra e tij janë që të ofrojë shërbime të vozitjes dhe të transportit për personelin e Institucionit, lidhur me kryerjen e punëve zyrtare sipas kërkesave dhe nevojave si dhe të kryej shërbimet e rregullta të mirëmbajtjes së automjetit zyrtar duke u kujdesur dhe kontrolluar automjetin për derivate, për vaj, për ujë, antifriz, goma dhe funksionalitetin e automjetit në çdo pikëpamje;

- Advertisement -

“Mbanë evidencën e porosive të punës dhe për servisim të automjetit; Mbanë evidencën dhe përgatitë raporte për kilometra të kaluara në baza mujore, me mbajtje të evidencës së kërkesave për automjet zyrtar; Regjistron faturat për shërbimet e kryera të transportit dhe i paraqet për procedurë të pagesës së mëtejshme; Ndihmon zyrtarët dhe kujdeset për çështjen e nevojave të tyre për transport; Përgjegjës në respektimin e orarit të punës, për përdorim të automjetit dhe respektim të Kodit të Etikës për Stafin Mbështetës të administratës, Kodin e SHC dhe rregulloreve tjera që kanë të bëjnë me detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarve; Kryen detyra tjera të caktuara nga eprori i drejtpërdrejtë të cilit i raporton”, janë përgjegjësitë dhe detyrat e tjera të tij, sipas shpalljes.

Konkursi është hapur sot dhe të interesuarit kanë afat që të aplikojnë deri më 6 maj të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit