10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dua Lipa publikon flamurin “Autochthonous”, Pacolli e përkrah

Rekomandime

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, së fundi ka publikuar një fotografi të flamurit “Autochthonous” me simbole kombëtare shqiptare.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë kanë reaguar serbët, me komente që nxisin urrejte ndaj shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Dua ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë, teksa shton që ndonjëherë e vërteta dhemb.

“Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë”, u shpreh Pacolli.

- Advertisement -

Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Montag, 20. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit