4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gërvalla në Këshill të Sigurimit: Populli votoi për t’u çliruar nga krimi dhe korrupsioni

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po përfaqëson sot Kosovën në një diskutim që po vazhdon të mbahet në Këshill të Sigurimit. Gërvalla e ka marrë fjalën pas disa tensionesh të shkaktuara nga Rusia, shtet ky që kërkonte heqjen e flamurit të Kosovës nga prapavija e Gërvallës. Megjithatë pas një ndërprerje të takimit, kanë vazhduar diskutimet.

- Advertisement -

Përpara Gërvallës, ka folur ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili është ankuar për një numër të madh të çështjeve.

Pas Selakoviq, fjalën e ka marrë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e cila fjalimin e saj e ka nisur me atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe nuk i është kundërpërgjigjur Selakoviqit për asnjë prej pretendimeve të tij.

Gërvalla ka thënë se për herë të parë në histori të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ndodhur që njerëzit të votojnë për një parti aq shumë.

- Advertisement -

Gervalla ka thënë se njerëzit në Kosovë kanë votuar që të çlirohen nga krimi dhe korrupsioni.

Për herë të parë, shumica e njerëzve kanë votuar që të çlirohen nga korrupsioni dhe krimi.

- Advertisement -

Republika e Kosovës po futet në një histori e re. Jemi në një rrugë për të përmbushur vullnetin e popullit. Jemi në rrugë që ta bëjmë vendin tonë të respektuar dhe të pranuar nga të gjithë, ku sundon ligji dhe demokracia”, ka thënë Gërvalla.

Tutje ajo ka thënë se është e rëndësishme që të kuptohet kualiteti i Qeverisë aktuale dhe synimet që kjo Qeveri ka për të lënë prapa periudhën e keqqeverisjes dhe korrupsionit.

“Është e rëndësishme të kuptohet kualiteti i kësaj Qeverie dhe synimi që ka. Do ta lëmë periudhën e korrupsionit, për të ecur përpara në sundim të ligjit. Në këtë qeveri të re do të gjeni mendje të hapura”, ka thënë Gërvalla tutje.

Donika Gërvalla ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian dhe NATO dhe se si shtet është e interesuar për pajtim me Serbinë.

“Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Këtë mund ta shihni edhe nga prapavija ime.

Ne jemi të hapur dhe s’jemi të frikësuar nga askush. Jemi për t’u pajtuar”, ka shtuar tutje ajo.

Megjithatë është kujdesuar që kritikojë Serbinë që nuk e ka mbajtur përgjegjës askënd për shumë krime të kryera në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Gërvalla ia ka kujtuar Selakoviqit faktin që kryeministri Kurti ka qenë i burgosur nga Serbia, që nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre, dhe se një prej deputeteve më të votuara, Vasfije Krasniqi-Goodman është e mbijetuar e dhunës.

“Asnjë nga serbët për kryerjen e këtyre veprave nuk është mbajtur përgjegjës asnjëherë.

Serbia duhet të dijë se duhet të paguajë për krimet e saj dhe duhet të bëjë përpjekje që të bëhet një vend vërtet i civilizuar”, ka potencuar Gërvalla.

Përveç kësaj, Donika ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvallës.

“Babai im është vrarë nga regjimi i Beogradit në Gjermani”, ka theksuar kryediplomatja.

Ajo në fund ka thënë se pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe Serbia sa më shpejtë që e pranon, do të dalë nga errësira ku gjendet.

“Pavarësia e Kosovës është e kryer. Sa më shpejtë që e pranon Serbia, do të dalë nga errësira në një të ardhme të ndritur.

Të fillojmë një histori të re”, ka thënë ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit