4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Latifi i quan frikacake dhe hipokrite gratë gratë në pushtet që nuk po reagojnë për deklaratat seksiste të Shefqet Krasniqit

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij i ka reaguar hoxhës Shefqet Krasniqi. E lidhur me këtë Latifi akuzoi gratë në pushtet që nuk i reagojnë Krasniqit.

- Advertisement -

Latifi ka akuzuar presidentin, Qeverinë dhe Kuvendin e mbushur me gra që, sipas tij, nuk po guxojnë të ngritën kundër deklaratave të Krasniqit, e që sipas tij po i poshtëron gratë.

Kjo për shkak se sipas Latifit, hoxha Krasniqi ka thënë se oda është për burra e kuzhina për gra. Latifi tha se në terma modern kjo do të thotë se vendi i grave është brenda mureve të shtëpisë, ndërkohë që sfera publike u takon veç burrave.

“Një gjë dihet mirë dhe sigurt: dhuna ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune”, theksoi Latifi.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Latifit:

E lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrën, por shihe se çka ndodhë: vendi ka një presidente, kuvendi është i mbushur me gra deputete, qeveria po ashtu, por asnjëra prej tyre nuk guxon me u ngritë kundër këtij diskursi që i poshtron ato dhe krejt gjininë e tyre. E pastaj bëjnë poza të rrejshme kinse po luftojnë për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në shoqëri.Janë frikacake dhe hipokrite. Njëjtë veprojnë edhe gazetarët që nuk kanë guximin t’ua kundërshtojnë diskursin mesjetar tipave si Shefqet Krasniqi, por, përkundrazi, edhe kur i intervistojnë qëndrojnë para tyre si besimtarë naivë e të painformuar. Një gjë dihet mirë dhe sigurtë: dhuna ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit