17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Haradinaj zbulon planin: AAK do ti arrijë 50 për qind të votave si Vetëvendosja

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se një ditë partia e tij do t’i arrijë 50 për qind të votave. 

- Advertisement -

Kjo përgjigje e Haradinajt erdhi pasi moderatori i emisionit “Prime Time” në Kanal 10 i tha se parashikimet e analistëve politik në vend janë që AAK do të përfundojë si NISMA duke mos e kaluar pragun.

“Shumica e analistëve e ndjekin atë trend që e kanë dëgju njëherë dhe vazhdojnë me atë pa bërë një analizë të të mirëfilltë të asaj çka ndodhë në të vërtetë. AAK e ka një gjendje të mirë, jemi solid, kemi organizatë serioze. Këta analistët po e marrin trendin e ndryshimit. LVV i ka vetëm 25 për qind votë te vetën 25 për qind janë votë e ndëshkimit. Nëse LVV zhgënjen ktheht në votën bazë. Një zhgënjim që ka ndodhë me AAK na ka sjellë në pragun 7 për qind. Unë e kam një parashikim tjetër, do të përfundojmë si LVV , do t’i mbërrijmë 50 për qind”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit