19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

G7: Kosova dhe Serbia të implementojnë marrëveshjet e kaluara pa vonesa, të angazhohen me konstruktivitet në dialog

Rekomandime

Sot në Gjermani janë mbledhur ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.

Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Siç thuhet në komunikatën e përbashkët, vendet e G7 i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.

Ministrat e G7, kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave evropiane të të dy shteteve dhe që kontribuon në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Gjithashtu në komunikatë është vlerësuar fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksionve kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjes, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njejtën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit