10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vdes një 23 vjeçar në Mitrovicë pas të shtënave

Rekomandime

Një 23 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e disa të shtënave me a*më zjarri mbrëmë në Mitrovicë, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të Iënduar.

- Advertisement -

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave nga a*ma e zjarrit, tre persona kishin pësuar Iëndime, të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të pIagosurit, viktima M. K., 23 vjeçar, si pasojë e pIagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë pas ndihmës së dhënë janë dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, bënë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se kanë identifikuar dy të dyshuar për rastin të cilët është duke i kërkuar ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzoja si dhe janë bastisur dy lokacione.

- Advertisement -

Rasti është cilësuar si v*asje e rëndë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit