15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Gjashtë muaj në terapi nga COVID-19 ankohet Çun Lajçi: Nuk kam marrë ndihmë asnjëherë nga shteti

Rekomandime

Viti 2021 nuk mbahet mend për të mirë për aktorin e autorin e njohur shqiptar, Çun Lajçin.

Ai e kujton si vitin që për pak sa nuk ia mori jetën për shkak se u infektua dy herë me virusin SARS-Cov-2, duke qenë se e vuajti aq shumë këtë pjesë e madje e shkëputi thuajse tërësisht nga veprimtaria artistike.

- Advertisement -

Me gjithë problemet e gjërat e zakonshme, Çun Dreli arriti që në vitin që sapo e lamë pas të sjell dy vepra “Ofshamë Malli” dhe “Kopilani”, duke e cilësuar si suksesin e vetëm për 2021.

Aktori i njohur i skenës dhe ekranit ka rrëfyer se si vitin e kaluar ka qenë më pak aktiv në fushën e artit, pasi ishte infektuar me coronavirus dhe se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Kjo pandemi mua më zuri dy herë virusi kështu që gati gjithë vitin, të mos them krejt vitin 2021 më shkoi herë në dhomë herë duke ecur si breshka platosë kurrizit sepse nuk e di a e ka vuajtur kush këtë virus se sa unë, më ka mbajtur shumë gjatë dhe gati gati më ka shkëputur edhe prej krijimtarisë time artistike, prej teatrit gjithsesi shumë më pak prej filmit”, ka thënë artisti.

- Advertisement -

“Një muaj ditë isha në spital dhe gjashtë muaj të tjerë i izoluar me oksigjen në banesë. Janë dy veprat e mia shumë të rëndësishme të cilave po mundohem në mënyrën time me ua bë prezantimin me ua bë promovimin që jam spostu nga biblioteka kombëtare. Tani kam ik, kam dalë nga institucioni të sorollatem rrugëve të atdheut, qyteteve të Kosovës, Iliridës, Tiranë kryesisht dhe Shkodër. Gjithë jeta ime artistike, ka qenë herë në skenë brenda katër mureve dhe në të shumtën e rasteve shesh xhirimi ku kemi bërë filmat. Kjo ka qenë ndoshta veprimtaria ime më e saktë për dy vitet e fundit, ani pse ishte pandemi, sepse nuk ka mbet qytet shqiptarie pa qenë prezent Çuni në sheshe me libra e veta. Kam arritur që të kem mijëra lexues, ky është sukses i jashtëzakonshëm sepse në kohë internetesh, celularesh, libri ka mbet ndër fëmijët më jetim që kemi, sepse nuk ka lexues”.

Ndërkohë që me të hollat që mbledh nga shitja e librave, aktori i rezervon për veprat e tjera dhe ato që mbesin për pak jetesë.

- Advertisement -

“Ato pak të holla që marrë nga libri, shumicën e asaj mbledhjeje duhet me i rezervua për veprën tjetër. Me ato të holla, aq sa mbesin mbesin ndoshta për pak jetesë por të tjerat shkojnë tek shtypshkronjat për të vazhduar veprimtarinë time letrare. Në ditën që ti numërohesh si pensionist, të harron Teatri që është gabimi më i madh i këtij Teatri, i këtij shekulli, i këtij viti, i kësaj Kosove sepse asnjëherë aktorët e mëdhenj me daljen në pension nuk janë harruar por e kanë vazhduar jetën artistike. Krejt e kundërta është pas vitit 2000, me demokraci me liri e këndej jeta artistike e një gjenerate, e temës, janë me dhjetëra artistë që nuk i sheh më as në rrugë, nuk i thërret më as filmi e as teatri. Kam zgjedhur rrugën tjetër, a të vdes si të tjerët, a të mbyllem edhe unë në pallatin tim, të mos di dikush se ekzistoj apo të shkruaj, të botoj, apo së paku dikush në rrjete sociale t’i lexoj shkrimet e mia të thotë po qenka gjallë, nuk paska vdekur, është një inat i imi ky inat më ka mbajtur gjallë e më ka shpëtuar edhe nga pandemia. Shkrimet më kanë mbajtur gjallë, sepse nuk jetohet me pension. Jam munduar që përmes veprës time edhe të mbijetoj edhe të mbaj familje. Edhe neve artistëve na duhet të vishemi pak më mirë, sepse vet profesioni titulli nuk të lë me qenë dosido. Me librat e mia kam arritur edhe të mbijetoj edhe të botoj vepra të tjera. Kam dëgjuar e lexuar shkrime të tilla se Çuni është lypsar, po dëshiron me u pasurua, jo që nuk më ka vra, jo që nuk më ka lënduar, përkundër kësaj që dua me qenë i fortë sepse kjo prapë të vet”, shton më tej ai.

Sidoqoftë, i njëjti tregon se deri më tani nuk ka marrë asnjëherë ndihmë prej shtetit pavarësisht situatës dhe viteve që gëzon në skenë.

“Ndihmë prej shtetit nuk ka pasur Çuni kurrë, por asnjë artist që është në moshë të Çunit harroje këtë ndihmë të shtetit, që i ndihmon një krijuesi. Të vetmen mbështetje që e kam pasur prej Ministrisë së Kulturës, ka qenë prej Vlora Dumoshit, e cila më ka thënë konkurro për një vepër nëse mundemi ta ndihmojmë botimin dhe “Ofshamë Malli” është produkt i saj. Kjo është e vetmja mbështetje. Por, nuk kam kërkuar kurrë ndihmë dhe kurrë nuk do t’ia cokas derën asnjë ministrie kulture sepse e dinë për 50 vite kush çka ka krijuar në këtë Prishtinë dhe nuk ka nevojë me i thënë që unë jam filani unë jam duke e bërë këtë këtë, nuk shkoj sepse jam i një principi. Kam shkuar pas çdo kryeministri, jam munduar t’i ndihmoj çdo kryeministri, kuptohet me shkrimet e mia. Nuk kam pasur ndihmë kurrë dhe nuk do të kem kurrë”, thekson ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit