9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

A mund ta besoni këtë? Joshua fajëson Zotin për humbjen ndaj Ruizit

Rekomandime

Anthony Joshua si duket çdo ditë vjen me një teori të re për humbjen që e pësoi ndaj meksikanit Andy Ruiz në duelin i cili u zhvillua më 1 qershor.

- Advertisement -

Anglezi humbi të tre titujt botërorë në kategorinë e rëndë të IBF, WBO dhe WBA, kundër meksikanit i cili arriti ta nokautonte hiç më pak se katër herë, shkruan Reporteri.net

Tani, Joshua ka dalë me një teori tjetër se çka e shkaktoi humbjen turpëruese ndaj atij që askush nuk priste se do të mund ta mposhtte anglezin.

Ai beson se “Një goditje me fat” shkaktoi humbjen shokuese të tij ndaj Ruizit dhe ka kritikuar rivalin e tij që e çoi luftën aq gjatë.

- Advertisement -

Joshua u pyet se si e humbi luftën kundër Ruizit, ndërsa përgjigjja e tij ishte befasuese.

“Humba nga një goditje me fat. Prej një goditjeje të dërguar prej Zotit”, ka thënë Joshua.

- Advertisement -

Ai insiston se pasi ai u lëndua në raundin e tretë, Ruizi do të duhej të tregonte më shumë agresivitet dhe ta përfundonte meçin më shpejtë.

“Nuk e di se çfarë tronditje ishte, sigurisht, pas luftës nuk e dija se çfarë raundi u ndal lufta.

“Kështu që unë jam i shokuar që Ruizit iu deshën edhe 4 raunde të tjera që të më mposhtte mua”, ka thënë Joshua.

Anglezi pritet që në dhjetor të boksojë përsëri në një rimeç i cili do të ringjallë interesim të madh për publikun./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit