8.7 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Ukraina tashmë ka më shumë tanke se Rusia, thotë Pentagon-i

Rekomandime

Pentagon-i ka zbuluar në një konferencë të mbyllur për gazetarët informacionin që Ukraina ka më shumë tanke se Rusia në këto momente.

Lajmin e bëri të ditur, e përditshmja amerikane “Washington Post”.

- Advertisement -

Informacioni se sa tanke kishin fillimisht palët ndryshon në varësi të burimit.

Mesatarja e ponderuar e numrit të përgjithshëm të trupave të Federatës Ruse para fillimit të pushtimit u vlerësua në 120 grupe taktike batalioni.

Në teori, secili grup i tillë përfshin një ose dy kompani tankesh.

- Advertisement -

Çdo kompani ka 10 tanke, me nga 1 mijë e 200 deri në 2 mijë e 400 tanke në fillim të një konflikti.

Numri i përgjithshëm i tankeve në Rusi, nga burime të ndryshme u vlerësua në mbi 10 mijë njësi.

- Advertisement -

Numri i tankeve në Ukrainë gjithashtu varionte në rangun nga 800 në 2 mijë e 600.

Epërsia e Ukrainës në tanke është një moment historik, pasi aleatët po mbledhin dhe dërgojnë burime ushtarake në Ukrainë me një ritëm të paprecedentë.

Kjo, për të ndihmuar forcat ukrainase të shmangin një pushtim rus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit