12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Paga e 13-të, shujta ditore dhe transporti, disa nga pikat e Kontratës kolektive për arsim

Rekomandime

Disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK)kanë rënë dakord për kontratën kolektive për arsim, marrëveshje kjo që pritet sot të nënshkruhet.

- Advertisement -

Në këtë kontratë kolektive parashihet që të paguhet paga e 13-të duke filluar nga viti 2023 e cila do të lidhet me performancën në arsim, gjithashtu në këtë kontratë parashihet edhe shujta ditore si dhe transporti.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se janë saktësuar çështjet lidhur me themelimin e marrëdhënies së punës, avancimin, kriteret e punësimit, të drejtat e mësimdhënësve, koha e punës, etj.

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, pritet të nënshkruhet sot.

- Advertisement -

Ndërkaq, tutje siç ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Avdullah Hoti mësimdhënësve do t’iu bëhen nga dy pagesa shtesë në pagë për shkak të punës gjatë pandemisë, e cila do të implementohet në fund të shkurtit dhe në fund të majit në mënyrë lineare, në përputhje me mundësitë buxhetore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit