4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Tërmkolli: Shefqet Krasniqi është veç pasqyra jonë

Rekomandime

Zyrtarja e LDK’së Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit nga Hoxha Shefqet Krasniqi, duke thënë se ai është pasqyrja jonë si politikë dhe si shoqëri në përgjithësi, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Tërmkoolli, përmes një postimi në Facebook tha se të njëjtë me Krasniqin janë edhe njerëz të shumtë të jetës publike, arsimore e shkencore.

‘’ Dallimi është veç në atë se Shefqeti edhe mund të besojë në ato që i thotë ndërsa politikanët dhe të tjerët i bëjnë, i përdorin për pushtet të tyre e për ndonjë “asht”, duke pranuar edhe tendencën për ç‘kombëtarizimin e shqiptarëve.

Njëri politikan e quan vëlla Erdoganin, tjetri thotë jemi 95% myslimanë dhe kemi të drejtë në gjithçka, tjetri “e mbushë” partinë e shtetin me antisemitë, njëri profesor universiteti shkruan e thotë se Skënderbeu ishte kërkushi, tjetri e shtron “sexhaden” në universitet, një tjetër në ministri, njëri e rrah gruan, tjetri nuk i sheh fare me sy gratë, një tjetër i don shumë veç “në kuzhinë”, etj, etj’’, shkroi Tërmkolli.

- Advertisement -

Ajo shtoi se kështu po ‘’e han pazari’’, derisa gjithçka tjetër është demode.

Ky është postimi i plotë:

- Advertisement -

‘’ Shefqeti dhe pasqyra!

Shefqet Krasniqi është veç pasqyra jonë, si politikë në radhë të parë dhe si shoqëri përgjithësisht.

Cili është dallimi mes tij dhe zyrtarëve më të lartë politikë të djeshëm e të sotëm, shumë njerëzve tjerë të jetës publike, arsimore e shkencore, mediale, OJQ-ve, etj.?!

Dallimi është veç në atë se Shefqeti edhe mund të besojë në ato që i thotë ndërsa politikanët dhe të tjerët i bëjnë, i përdorin për pushtet të tyre e për ndonjë “asht”, duke pranuar edhe tendencën për ç‘kombëtarizimin e shqiptarëve.

Njëri politikan e quan vëlla Erdoganin, tjetri thotë jemi 95% myslimanë dhe kemi të drejtë në gjithçka, tjetri “e mbushë” partinë e shtetin me antisemitë, njëri profesor universiteti shkruan e thotë se Skënderbeu ishte kërkushi, tjetri e shtron “sexhaden” në universitet, një tjetër në ministri, njëri e rrah gruan, tjetri nuk i sheh fare me sy gratë, një tjetër i don shumë veç “në kuzhinë”, etj, etj. Pastaj njëra “vret e pret”, shkelë mbi gjithçka për një post, tjetra nuk e qelë gojën për asgjë ose flet veç kur dikush i “prekë” ata e ato të pushtetit, një tjetër merret veç me “botox”! Shumë media, çka promovojnë e çka imponojnë si vlerë, mos të flasim fare!.

Kështu po e “lypë” koha, këto e këta po i “ha” pazari! “Populli” kështu po don!

Gjithçka tjetër është “demode”, bile edhe cak i sulmeve të shumicës prej të lartëpërmendurve.

Rr’noftë mediokriteti, meskiniteti e harbutëria politike!’’/kosovaime.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit