3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Albulena Haxhiut, ka disa pyetje për të

Rekomandime

Isuf Tetaj, babai i të riut që u vra në vendin e tij të punës në Deçan para dy vjetësh, Agonis Tetajt, i është drejtuar me një letër Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, pas deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasanit, raporton Express.

- Advertisement -

Ai i është drejtuar me disa pyetje Haxhiut, derisa ka shprehur shqetësim për deklaratat e Hasanit.

“Reagimi I fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe klualifikimi sipas tij I rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim i një qytetari të thjesht pavarësisht nese ai momentalisht mban ndonjë pozit në sistemin gjygjësor apo prokurorial. I njejti ka bartë përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar gjykatën supreme të Kosovës për shumë vite. Nuk jam shume i sigurt ju mund ta keni informaten nëse i njejti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjygjësore i Kosovës apo jo”, thuhet në letrën e Tetajt drejtuar Haxhiut.

Ndryshe, trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Pejë, në mars ka marrë vendim që të rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor për rastin e vrajses së Agonis Tetajt.

- Advertisement -

“Trupi gjykues, ka vlerësuar me hollësi të gjitha shkresat e lëndës, ka analizuar dispozivat ligjore dhe ka vendosur: Rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor, shpallet e papërfunduar procedura penale sepse duhet të plotësohet procedura penale”, ka thënë gjyqtarja e trupit gjykues.

Seanca tjetër për këtë rast do të mbahet më 21 prill 2021.

- Advertisement -

“Caktohet shqyrtimi gjyqësor i radhës me datë 21.04.2021, obligohet prokurori i çështjes që të sjell prova të reja të pretenduara deri më 7 prill 2021”, thuhet në aktvendim.

Letra e plotë:

E nderuar znj. Ministre Haxhiu,

Po ju shkruaj në cilësinë e prindit të shqetësuar, që kam djalin e vrarë në vendin e punës dhe procesi gjygjësor u ri hap pas reagimit tim publik dhe reagimit të madh qytetar dhe me kërkesen e kryeprokurorit dhe vendimit të trupit gjykues në Pejë është vendosur një Prokuror tjetër serish i prokurorisë së Gjilanit.

E nderuar Ministre, ju falenderoj shumë për reagimin e juaj publik dhe mbeshtetjen morale për mua dhe familjen time, në këtë periudhë shumë të vështir që ne si familje po e kalojmë. Thirrja e juaj për drejtësi në lidhje me tendencën e orkestruar nga ish Prokurori Agron Uka nga gjilani dhe av. Besnik Berisha që të ricilesim vepra penale e vrasjes së djalit tim nga vrasje e rëndë me dashje, në vrasje nga pakujdesia ishte një mbështetje shume e madhe për neve dhe shpresë së drejtësia do të vendoset në vend.

Reagimi I fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe klualifikimi sipas tij I rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim I një qytetari të thjesht pavarësisht nese ai momentalisht mban ndonjë pozit në sistemin gjygjësor apo prokurorial. I njejti ka bartë përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar gjykatën supreme të Kosovës për shumë vite. Nuk jam shume I sigurt ju mund ta keni informaten nëse i njejti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjygjësore i Kosovës apo jo.

– A e ka të qartë ky zotëri çka do të thotë ky lloj cilësimi I veprës dhe se ky deklarim ndikon direkt në drejtësi.

– A thu edhe ky zotëri është njëri prej kontribuesve kryesor që ne kemi dhe kishim drejtësinë në Kosovë në këtë nivel.

– Si mundet z. Fejzullah Hasani të reagoj në këtë formë për një rast penal në procedurë gjygjësore hiq pa I lexuar shkresat e lëndës dhe pa pasur një vendim nga gjykata.

– A thu z. Fejzullah Hasani mund të ketë relacione me ish prokurorin z. Agron Uka apo edhe ish kryeprokurorin Jetish Maloku(vijne nga I njejti regjion) dhe I njejti provoj të mohoj drejtësinë për vrasjen e djalit tim, duke e ri cilësuar tani serish në publik në cilësinë e ekspertit dhe ish funksionarit.

– Z. Fejzullah Hasani si krejt normale e paska konsideruar edhe takimin për kafe të Av. Besnik Berisha me ish prokurorin Agron Uka dhe Z. Jetish Maloku në restoranin Planet të Gjilanit derisa përgaditej deklarimi për ri kualifikimin e veprës.

– A thu pse av. Besnik Berisha I jep publicitet kësaj deklarate të z. F. Hasani apo mos ndoshta I njëjti mund të jetë i “financuar” për një deklarim të tillë publik.

– A thu a do ta kalojë vetingun ky ish kryetar i gjykatës supreme dhe a ka pasuri të pajustifikuar i njëjti.

– Pse rastis në shume raste e kemi gjithnje avokat këtë z. Besnik Berisha a thu për shkak të aftësise se tij profesionale apo per shkak te lidhjeve të tij me gjygjsorin, sistemin e drejtesise dhe ndikimeve kriminale?

Jam i dëmtuar rënd nga vrasja e djalit tim dhe më lejohet edhe të paragjykoj këtë gjë deri sa i njëjti deklarohet në këtë mënyrë, direkt me këtë deklaratë ka provu me e ndiku drejtësinë kjo është një vepër penale.

– Cila është arsyeja që ai bënë këtë ndërhyrje?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit