2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

‘Plani i kryeministrit slloven për riorganizimin e kufijve të Ballkanit’: Reagon eurodeputetja Tanja Fajon

Rekomandime

Eurodeputetja nga Sllovenia, Tanja Fajon, ka reaguar ndaj lajmeve se kryeministri slloven Janez Jansa ka paraqitur një ‘non-paper’ me planet e tij për riorganizimin e Ballkanit.

- Advertisement -

Siç kanë raportuar mediat, ‘zgjidhje’ titullohet paragrafi i një ‘non-paper’ që kryeministri slloven Janez Jansa u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë.

Për këtë ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook, Tanja Fajon ka shkruar se pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për këtë vend është tashmë shumë i madh.

“Është e nevojshme që të ketë një pozicion të qartë të Sllovenisë në Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht BeH, para se të humbasim një mundësi të jashtëzakonshme për të rivendosur besimin midis BE-së, Sllovenisë dhe rajonit dhe njerëzve në rajon me hapa konkretë për të hedhur një shpresë të re në një perspektivë të qartë evropiane”, ka thënë Fajon.

- Advertisement -

Më poshtë keni postimin e plotë të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit