Një incident ka ndodhur gjatë takimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha me disa qytetarë në Kombinat.
Ndërsa po zbrisnin poshtë pallatit njëri nga qytetarët i vë dorën Bashës sipër kokës që ta mbronte të mos goditej me murin e ulët.
Por pasi ai bëri këtë veprim, njëri nga truprojat i është kundërvënë atij.
“Mos e prek me dorë”, i është drejtuar truproja militantit të PD-së.
Më pas konflikti mes tyre ka vijuar edhe për disa sekonda.
Pas kësaj, Basha filloi të përshëndeste qytetarët e mbledhur të cilët po e prisnin me brohorima.