10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Pensionohet Dr. Xhavit Sadrijaj, shërbeu si Atashe i Sigurisë në Gjermani

Rekomandime

Është pensionuar Dr. Xhavit Sadrijaj, i cili shërbeu si Atashe i Sigurisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

- Advertisement -

Me këtë rast, atij i është organizuar një përcjellje nga kolegët e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Kolonel Dr. Xhavit Sadrijaj me punën dhe angazhimin e tij ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes FSK-së dhe Bundesëehrit të Gjermanisë si dhe ka prezantuar me dinjitet dhe sukses Kosovën në arenën ndërkombëtare të Atasheve nga mbarë bota në Berlin.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani:

- Advertisement -

Sot me rastin e përfundimit të Mandatit dhe në bazë të legjislaturës në fuqi edhe kalimit në Pension të Kolonel Dr. Xhavit Sadrijaj, të shtërnguar nga rrethanat pandemike, bashkë me stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani organizuam një përcjellje për kolegun tonë i cili tash 8 vite shërbeu si Atashe i Sigurisë në Repubklikën Federale të Gjermanisë.

Kolonel Dr. Xhavit Sadrijaj me punën dhe angazhimin e tij ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes FSK-së dhe Bundesëehrit të Gjermanisë si dhe ka prezantuar me dinjitet dhe sukses Kosovën në arenën ndërkombëtare të Atasheve nga mbarë bota në Berlin. Biografia jetësore e Dr. Sadrijajt- nga fillet e tij ushtarako- akademike në armatën e ish-Jugosllavisë përmes kontributit të tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri të Kosovës si pjestar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, transfomimin e saj në TMK dhe FSK si dhe angazhimin në diplomacinë ushtarake kanë hapur shtegun që Kosova të jetë më prezente në Berlin, Oficerët, Nënoficerët dhe Kadetët e FSK-së që janë shkolluar në këtë shtet të kenë një epror të tyre pranë dhe koleget e kolegët në Ambasadë dhe Konsullatat e Kosovës të shohin në të një njeri me integritet dhe vlera të pashoqe.

- Advertisement -

Kolonel Dr. Xhavit Sadriaj i dëshirojmë çdo të mirë në rrugëtimin e tij të mëtejshëm!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit