10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vuçiqi i frikësuar, tregon çka i tha Merkel për Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të takoj me 4 dhjetor në Soçi presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin, ndërkohë që planifikon që me 9 maj të marr pjesë në parakalimin ushtarak në Moskë, shkruan “Beta”.

Këtë Vuçiq e ka thënë për Sputnjik duke vlerësuar vizitën e Medeved si “shumë më të mirë” se që e ka pritur, ku është vërtetuar miqësia e sinqertë dhe shkalla më e lartë e besimit që ka njëri vend për tjetrin dhe ku janë pajtuar për shumë projekte konkrete.

- Advertisement -

Duke fol për raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, ai ka thënë se “është thelbësore që marrëveshjen ta arrijnë ata që duhet të rregullojnë ardhmërinë e vetë”.

Marrëveshja në të cilën askush nuk do jetë i lumtur deri në fund. Por një marrëveshje e tillë nuk ka dhe nuk do ketë.

Veshët e butë serb do donin të dëgjojnë atë që ju pëlqen, ndonëse nuk është afër realitetit.

- Advertisement -

Por nuk është problemi aty, problemi është se shqiptarët nuk duan të dëgjojnë asgjë për kompromis real.

Dhe përfundimisht çdo gjë që Serbisë i ofrohet nga perëndimi nuk është asnjë kompromis“, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Në lidhje me mundësinë e ndryshimit të formatit të dialogut dhe ndonjë konference ndërkombëtare, ai ka thënë se i frikësohet një konference të tillë.

Por nëse vjen, duhet të marrin pjese fuqitë e mëdha botërore, unë angazhohem të bisedojmë me shqiptarët dhe të tentojmë të gjejmë kompromis, por është qartë se kjo është shumë e vështirë“, tha ai.

Vuçia ka pranuar se në takim me Merkel, ajo i ka thënë se vendi i saj nuk pranon ndarjen as shkëmbimin as përcaktim të ti të kufijve.

Unë më herët i kam thënë se kufijtë nuk janë vërtetuar. Për ne kufiri është një, për Berlinin tjetër.

Për Rusinë kufiri është një, për Amerikën tjetër. Për Kinën një, për Francën tjetër dhe për Spanjën një e për Britaninë tjetër… Unë ju kam thënë hajde të vërtetojmë“, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit