Përçarës poltik, ego për pushtet, lufta e Kurtit për ta “pushtuar”edhe Shqipërinë

0
169

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti ka shënuar fitoren rekorde në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt në Kosovë.

Por, si duket fitorja bindëse mbi 50% nuk po i mjafton Kurtit. Nëpërmjet degës së tij në Tiranë, ka shpallur tre kandidatë që direkt mbështetën nga vetë ai.

Ku madje mbyllën Kosovën me masat të reja kundër Covid-19 dhe u vursulën drejt Shqipërisë, për të mbështetur pretendentët për deputetënga partia e tyre.

Kjo është cilësuar ndërhyrje në poltikën shqiptare ku edhe ka irrituar skenën poltike dhe ka pasur mjaft kundërshtime.

Mentor Nazarko, analistë në Shqipëri, ka thënë se Albin Kurti duhet ta ketë parasysh problemin që do të krijojëpas pjesëmarrjes në zgjedhjet e 25 prillit.

“Është një përfshrije e ndrojtur, ka një pak mobilizim për shkak se kryeministri Kurti është I vetëdijshëm për problemin që do të krijojë. Kemi përfshirje të deputetëve që është e njëtjë me sloganet e atyre në Kosovë”, ka thënë Nazarko.

Imer Mushkolaj, një gazetar dhe analist nga Kosova që në prezantimet e tij publike ishte shumë kritik ndaj ish- partive në pushtet në Kosovë, tashmë ka kritika edhe për vet hapat e parë që po merr Albin Kurti si Kryeministër. Ai tërheq paralele se si do të kuptohej një ndërhyrje eventuale e pushtetarëve të Shqipërisë në zgjedhjet në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova është e vogël për Kurti, për këtë arsye po merr pjesë edhe në zgjedhjet e Shqipërisë.

“Pjesëmarrjen në Shqipëri Kurti e ka me logjikën dhe idenë të një ideri gjithëshqiptar se sa që beson që vërtetë kandidatët për deputetë nga VV-ja do të fitojnë atje. Kurti po ashtu dëshiron të tregoj që Kosova është e vogël në kuptimin ideologjik, dëshrion të zgjerohet edhe në Shqipëri në tregun politik”, ka thënë Mushkolaj.