17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Këshilltari i Glauk Konjufcës paralajmëron Serbinë: Po ia mësyu Kosovës, do ta pësojë edhe më keq se Rusia në Ukrainë

Rekomandime

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se nuk duhet të krahasohet Kosova e viteve të 90-ta me Ukrainën e sotme.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Kosova gjatë këtyre viteve ishte tërësisht e okupuar pa asnjë mekanizëm mbrojtës.

Ndërsa, tani sipas tij, Serbia do ta pësonte shumë me keq se Rusia në Ukrainë, nëse do t’ia mësyente Kosovës, pasi situata ka ndryshuar.

Reagimi i Talit në Facebook:

- Advertisement -

Nuk krahasohet Kosova e viteve 90’ta me Ukrainën e sotit.

E kam parasysh mllefin tonë ndaj së kaluarës dhe simpatinë që e ka fituar kryetari i Ukrainës.

- Advertisement -

Por atëherë Kosova ishte tërësisht e okupuar pa asnjë mekanizëm mbrojtës.

Po: Kosova e sotit mund të krahasohet me Ukrainën e sotit!

Dhe kjo duhet të jetë mësim për Serbinë.

Po ja mësyu Kosovës do ta pësojë edhe shumë më keq se Rusia në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit