2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Nuk e di a më ndjek” Rama kujton Hashim Thaçin në Kukës: Më mungon vëllai im

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që për momentin ndodhet në Hagë ku po përballet me akuzën e krimeve të luftës.

I ndodhur në podiumin e aeroportit të Kukësit, ku u ul dhe avioni i parë, Rama tha se Thaçi i mungon shumë, duke e quajtur edhe vëlla.

- Advertisement -

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush, më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i coja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtë zakonshëm, momenti kur Hashim Thaci dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës,”- tha Rama ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit