7.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vëllazëria Sllave: Serbia do të pajiset me sistemin raketor rus përkundër sanksioneve amerikane

Rekomandime

Rusia do ta furnizojë Serbinë me sistemet e mbrojtjes ajrore Pancir-S brenda disa muajve të ardhshëm në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar, njoftoi agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug, raporton AA.

- Advertisement -

Matthew Palmer, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, më herët ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armëve ruse mund të shkaktojë vendosjen e sanksioneve nga ana e Washingtonit.

Sipas Tanjug, sistemet e mbrojtjes ajrore Pancir-S, sisteme raketore dhe anti-ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, planifikohet të dorëzohen në Serbi brenda disa muajve.

Alexander Mikheev, kreu i kompanisë zyrtare ruse për eksportimin e armëve Rosoboronexport, ka thënë se nuk do të ketë vonesa në dërgesat dhe gjithçka po vijon siç është planifikuar.

- Advertisement -

“Marrëveshja do të zbatohet brenda disa muajve të ardhshëm dhe Rusia do të fillojë dorëzimin pas trajnimit”, ka thënë Mikheev.

Sipas tij, trajnimi i ekspertëve serbë është duke vazhduar.

- Advertisement -

Ndërkaq, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar se sistemi raketor është garantuesi i paqes afatgjate në rajon.

Sipas agjencisë serbe, qëllimi i blerjes së sistemit raketor është mbrojtja e pikave kritike, siç janë aeroportet, komanda dhe qendrat e kontaktit, nga sulmet e mundshme me avionë, helikopterë dhe dronë.

Siç thuhet, sistemi raketor “Pancir S-1” është përdorur me sukses në Siri.

“Pancir S-1” u ekspozua së bashku me sistemin raketor “S-400” gjatë një stërvitjeje ushtarake në Serbi në muajin tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit