13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Britania sfidon Rusinë: Drejt Detit të Zi me anije Iuftarake në ndihmë të Ukrainës

Rekomandime

Anijet Iuftarake britanike do të drejtohen në Detin e Zi në maj për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi The Sunday Times, duke cituar disa burime të larta të Marinës.

- Advertisement -

Dërgimi i anijeve ka për qëllim solidarizimin me Ukrainën, e cila është aleate e Britanisë së Madhe dhe NATO-s.

“Type 45” me raketa anti-ajrore dhe një fregatë “Type 43” për të Iuftuar nëndetëset, do të lërë një pjesë të flotës të vendosur në Mesdhe dhe do të kalojë përmes Bosforit në Detin e Zi.

Avionët Iuftarakë F-35B dhe helikopterët Iuftarakë Merlin do të jenë gjithashtu pjesë e një ekspedite Iufte në transportuesin HMS Queen Elizabeth, në mbështetje të anijeve britanike në Detin e Zi.

- Advertisement -

Tensionet midis Moskës dhe Kievit

Tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur pas akumulimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe përpIasjeve në lindje të vendit midis ushtrisë ukrainase dhe forcave pro-ruse, shtoi Reuters.

- Advertisement -

Zyrtarët e Departamentit Britanik të Mbrojtjes nuk ishin në dispozicion për koment.

Një zëdhënës i ministrisë i tha The Sunday Times se qeveria e MB po punonte ngushtë me Ukrainën për të monitoruar situatën dhe vazhdoi t’i bënte thirrje Rusisë për të ulur tensionet në rajon.

“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë ndërkombëtarë janë të palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha zëdhënësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit