10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E jashtëzakonshme, thyhet për tri ditë resht rekordi i temperaturës më të lartë në qytetin kanadez

Rekomandime

Temperaturat shumë të larta të shënuara në shumë pjesë të botës janë të pazakonta.

- Advertisement -

Vala e të nxehtit që përfshiu Paqësorin veriperëndimor në SHBA dhe në Kanada, ka përmbysur shumë rekorde sa i përket temperaturës maksimale për muajin qershor, e në disa edhe ato të të gjitha kohërave. Mirëpo në një stacion të Kanadasë, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme meteorologjike. Në stacionin e Lytton, në provincën e British Columbias, atje për tri ditë rradhazi u dërmua rekordi i temperaturës maksimale absolute për territorin e Kanadasë, shkruan Prishtina Weather.

Së pari ditën e diel temperatura maksimale arriti në 46.6C, duke kaluar temperaturën maksimale prej 45C të regjistruar më 5 korrik të vitit 1937 në provincën Saskatchevan, në stacionet Midale dhe Yellowgrass.

Mirëpo pasi të nxehtit vazhdoj të mbetej edhe më tutje, ditën e hënë temperatura arriti deri në 47.9C, e derisa ditën e martë kapi vlerën prej 49.6C, pra 50C, duke e kaluar rekordin e vjetër për gati 5C, që si ngjarje është e pazakonshme, madje edhe nëpër zona mjaft të nxehta të globit ku regjistrohen këso temperatura kaq të larta.

- Advertisement -

E poashtu me këtë temperaturë, u shënua edhe një rekord sa i përket temperaturës më të lartë të regjistruar në gjerësi gjeografike mbi paralelen e 45. E temperatura deri në 49C në Amerikën veriore kryesisht mund të regjistrohen në jugperëndim të SHBA-ve, nga Kalifornia jugore, Nevada apo edhe Arizona. Pra kjo valë e të nxehtit patjetër që do të jetë historike, siq e kanë konsideruar shumë klimatolog botëror.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit