7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Deklarata e Vuçiqit për Ramën, Kreu i PDIU: Ai ta mbajë mik në shtëpi

Rekomandime

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Idrizi thotë se kjo është ndihmë e Vuçiqit për Ramën, pasi ky i fundit i ka bërë shërbime.

- Advertisement -

Për kryetarin e PDIU, i vetmi shok, vëlla e mik që ka Rama është Vuçiç, por i thotë ta mbajë mik mik në shtëpi siç e ka edhe kryeministrin e Greqisë me të cilin drekojnë e darkojnë në Athinë.

Madje ai e paralajmëron se sa herë e ndihmojnë përfundon keq në zgjedhje.

‘’Ne do të na hapen negociatat, pikërisht problemi është stopimi i rrugës së Shqipërisë drejt BE. I vetmi shok, mik, vëlla, çun daje, çun halle, është Vuçiç. I cili ishte shumë is hqetësuar se kush do të vinte pas Ramës. Rama mund ta mbajë mik në shtëpi, siç e ka kryeministrin e Greqisë, megjithësei Greqia ka ligj lufte.

- Advertisement -

Por ky moment po të kujtojmë që Rama i kishte futur duart shumë thellë, nuk la njeri pa sharë e etiketuar nga liderat e Kosovës. Aq sa kryeministrin e Kosovës e hodhi në gjyq. Për gjithë këto shërbime, Vuçiç ka kërkuar në një farë mënyre t’ia kthejë e t’i japë ndihmë. Në fakt ndihma e Ramës. Sa herë Ramën e ndihmojnë, përfundon keq. Si me rastin e Trump, dhe humbi zonja Hillary Clinton. I drejtua Papandreut, iku Papandreu parti e katërt. Përkrahu Renzin, iku Renzi u zhduk. Përkrahu Gjukanoviç, iku dhe ai. Këto pasa që bëjnë këta, i tregojnë fytyrën e vërtetë.

Ndërkohë që etiketonte Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Haradinajn, Shqipëria është vendi i dytë që ka vendosur barrierat më të mëdha pas Serbisë që i ka vendosur Kosovës. Nëse duhet të kishim bërë një arterie, si Rruga e Kombit, që ky i vendosi një tra. Ndërkohë ngriti traun për 450 mijë shqiptarë. Ky i çonte mesazh Vuçiç, që t’i jepte telefonin e Mihajloviç, miku i ngushtë i Arkanit. Se mesa duket kur ishte i ri ishte tifoz me Interin,se i ndërron ekipet ky. Më pas mori çështjen çame madje na çudiste dhe ne, ndërkohë pas 2017 jo vetëm e luftoi PDIU, por edhe e hoqi çështjen çame nga programi qeverisës. ‘’- tha Idrizi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit