8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Besnik Berisha zbulon ‘mashtrimin’ e Qeverisë, paralajmëron zgjedhje të reja

Rekomandime

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në mbledhjen e djeshme të Qeverisë ka konfirmuar se ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2021.

“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët por duhet fonde shtesë për të finalizuar është ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë- Deçan-Gjakovë”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

- Advertisement -

Por sipas avokatit, Besnik Berisha, ky është edhe një premtim në letër, pasi sipas tij, Autostrada e Dukagjinit do të mbetet një megapremtim për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Kosovë.

Keto 1 miliard eurot e bera “njet” per asfalt, mos t’iu dhimbsen shume se vec premtim ne leter eshte. Madje i tille do mbetet edhe nje kohe relativisht te gjate.

E para, ne s’kemi ku me i marre ato mjete dhe e dyta, ata qe kane kushtezuar per kete premtim, gjate rruges besoj fuqishem se do ndrrojne mendim.

- Advertisement -

Autostrada e Dukagjinit do jete vetem nje megapremtim elektoral ne zgjedhjet e vitit qe po vjen, por asesi nje realitet per te cilin ne si zakonisht do paguajme ryshfet!”, ka shkruar Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit