2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ai apo Armend Muja? Agim Bahtiri tregon nëse do të kandidojë sërish për kryetar të Mitrovicës

Rekomandime

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur më gjerësisht në lidhje me situatën pandemike në komunën e Mitrovicës, ku ka theksuar se zgjidhja e vetme tashmë është vaksinimi i popullisisë.

- Advertisement -

Bahtiri ka thënë se mbyllja tashmë nuk është opsion por duhet të gjendet një formulë për vaksinimin e popullsisë.

“Unë po mendoj se duhet të ketë vaksina për t’u vaksinuar çdo qytetar. I vetmi shpëtim është që vaksina të vijë sa më parë në Kosovë. Unë nuk besoj që do të mbyllemi, është koha që të lëvizim më tej drejt hapjes dhe vaksinimi është zgjidhja. Mendoj se duhet të shkojmë drejt hapjes, edhe BE-ja po hapet, edhe ne duhet të gjejë formulën për t’u vaksinuar” tha Bahtiri në Kanal 10.

I pyetur se a do të jetë sërish kandidat për kryetar të Mitrovicës, Bahtiri u përgjigj kështu.

- Advertisement -

“Unë mendoj se do të jem edhe një mandat sepse kemi edhe disa probleme që duhet të zgjidhen. Mendoj se duhet të jetë një person që i di të gjitha proceset dhe më duhet edhe një mandat per ti përfunduar punët”

Ai tutje u shpreh i bindur se do ta ketë përkrahjen e partisë në kandidmin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit