7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e katër serbëve, ja çfarë armatimi iu gjetë

Rekomandime

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 15 gusht 2020 rreth orёs 17:00, ёshtё informuar nga njё qytetar, se nё bjeshkёn (Mokna), janё duke u dёgjuar tё shtёna me armё zjarri.

Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё përgjigjur ratsit, dhe me tё arritur nё vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), ne bjeshkёn (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht ёshtё vëzhguar situata, dhe pas njё kohe tё shkurtër kanё dëgjuar tё shtёna nga armёt e zjarrit, Policia menjëherë ka marrё veprimet e duhura nё tri (3) lokacione ne distancë prej rreth 100 metra nga njёra tjetra, nё ato lokacione ishin tё vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete.

- Advertisement -

Policia e Kosovёs nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit kanё filluar kontrollimin e tendave, veturave dhe personave qё ishin prezent, nё kёto lokacione, janё gjetur dhe konfiskuar:

• Një (1) pistoletë e tipit M57 me një (1) karikator dhe 24 fishek,

• Një (1) pistoletë e tipit CZ99 me dy (2) karikator dhe 15 fishek,

- Advertisement -

• Një (1) pushkë automatike e tipit AK47 me dy (2) karikator dhe 92 fishek,

• Një (1) pushkë (karabinë) me një (1) gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë

- Advertisement -

• Një (1) pushkë gjuetie me 14 fishek.

Lidhur me kёtё rast janё arrestuar katёr (4) persona tё dyshuar:

• R.K. i lindur me 1972 fshati Zubqe- Zubin Potok

• P.Lj i lindur me 1984 Mitroviё

• G.M. i lindur me 1971 Mitrovicё

• M.U. i lindur me 1993 Zubin Potok.

Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit