11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Arrestohen katër serbë në bjeshkët e Istogut

Rekomandime

Policia në Istog ka arrestuar katër persona të cilët janë kapur në bjeshkët e Istogut duke gjuajtur me armë zjarri. po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar armë e fishekë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se për këtë rast ishin njoftuar nga një qytetar.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 15 gusht 2020 rreth orёs 17:00, ёshtё informuar nga njё qytetar, se nё bjeshkёn (Mokna), janё duke u dёgjuar tё shtёna me armё zjarri”, theklson njoftimi.

Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё përgjigjur ratsit, dhe me tё arritur nё vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), ne bjeshkёn (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht ёshtё vëzhguar situata, dhe pas njё kohe tё shkurtër kanё dëgjuar tё shtёna nga armёt e zjarrit, Policia menjëherë ka marrё veprimet e duhura nё tri (3) lokacione ne distancë prej rreth 100 metra nga njёra tjetra, nё ato lokacione ishin tё vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete”, bën të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar armë të llojeve të ndryshme si dhe fishekë të armëve të zjarrit.

- Advertisement -

Një (1) pistoletë e tipit M57 me një (1) karikator dhe 24 fisheë, një (1) pistoletë e tipit CZ99 me dy (2) karikator dhe 15 fishekë, një (1) pushkë automatike e tipit AK47 me dy (2) karikator dhe 92 fishekë, një (1) pushkë (karabinë) me një (1) gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë, një (1) pushkë gjuetie me 14 fishekë”, njofton policia.

- Advertisement -

Po ashtu, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me kёtё rast janё arrestuar katёr (4) persona tё dyshuar: R.K. i lindur me 1972 fshati Zubqe- Zubin Potok, P.Lj i lindur me 1984 Mitroviё, G.M. i lindur me 1971 Mitrovicё, M.U. i lindur me 1993 Zubin Potok. Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit