8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Bombardimi i xhamisë në Ukrainë nga forcat ruse, vjen reagimi nga Turqia

Rekomandime

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbështetje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve turq nga një xhami në Mariupol të dielën, raporton CNN

“Kam kërkuar mbështetjen e Lavrov për t’i evakuuar qytetarët tanë”, tha Cavusoglu gjatë një konference për shtyp të dielën në Antalia. “Telefonat nuk funksionojnë dhe shpërthimet vazhdojnë. Shpresojmë për një zhvillim sot”.

- Advertisement -

Cavusoglu tha se xhamia ishte e padëmtuar nga një bombë që ra aty pranë dhe se autobusët po prisnin për t’i evakuuar qytetarët turq nga xhamia, duke shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme turke është në kontakt indirekt me qytetarët e saj përmes kontakteve në terren, përcjell Gazeta Express.

“Lufta u shndërrua në një luftë rrugë më rrugë. Është shumë e rrezikshme për t’i evakuuar njerëzit. Duhet një korridor humanitar”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Ukrainës pohoi të shtunën në një postim në Twitter se bombardimet ruse kishin në shënjestër xhaminë e Sulltan Sulejmanit dhe gruas së tij Roxolana në Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë disa shtetas turq.

- Advertisement -

Të dielën, ministri i jashtëm i Turqisë tha se, pavarësisht raportimeve se xhamia është bombarduar, ajo mbeti e padëmtuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit