9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Pacolli: Jam krenar me këtë vepër që do bëjmë për popullin tim

Rekomandime

Sot u nënshkrua kontrata për Aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet nga konsorciumi pjesë e të cilit është edhe politikani Behgjet Pacolli.

- Advertisement -

Biznesmeni Pacolli dhe kompania e tij, Mabetex Group do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë Yda Group.

Ky bashkim i dy kompanive të regjistruara në Zvicër janë shpallur më 5 mars fituese nga kompania shqiptare dhe do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

“Vlora është një rast jashtëzakonisht i mirë, për mua dhe partnerët e mi. Do të jemi krenar me këtë vepër që do bëjmë, në vendin ku më rëndon koka, që këtë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar për një Shqipëri evropiane. Ne do ia dalim, dhe nuk mbetet asgjë tjetër veçse të nisim punën”, tha Pacolli.

- Advertisement -

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të operojë edhe për aeroplanët e mallrave duke kryer funksionin e kargos. Gara për ndërtimin e tij u hap fillimisht në muajin dhjetor të 2019-së, por u shty për shkak të situatës që krijoi në fushën e aviacionit pandemia e COVID-19.

Qeveria e Shqipërisë e rihapi konkursin në fund të muajit nëntor 2020, e nëse kontrata finalizohet, ndërtimi i tij përfundon pas dy viteve.

- Advertisement -

Vendndodhja e Aeroportit është në zonën e Akërnisë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan -Vlorë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit