8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A do ta njihte Kosovës nëse ju thonë se nga nesër hyni në BE? Vucic i përgjigjet pyetjes së vështirë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pashmangshëm ka folur në lidhje me dialogun me Kosovën në televizionin FACE TV përballë gazetarit boshnjak Senad Haxhifejzoviq, i cili nuk ngurron t’ua përmend realitetin e padëshirueshëm zyrtarëve serbë sa herë që i ka përballë.

- Advertisement -

Gazetari Haxhifejzovic e ka pyetur Vucic se a do ta njihte Kosovës nëse do t’i thuhej se “prej nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së”. Presidenti serb tha se do të shprehej se e respekton kushtetutën serbe.

“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vucici

Para një muaji, gazetari Senad Haxhifejzovic i ka kërkuar ambasadorit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, të thotë “Republika e Kosovës”, pasi ky i fundit paraprakisht i kishte kërkuar atij që të thotë “Republika Srpska” dhe të mos e përdorte shkurtesën “RS”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit