10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mitrovica në zi, ndahet nga jeta tifozi dhe kontribuesi i KF Trepça

Rekomandime

Qyteti i Mitrovicës sot ka marrë sot një lajm të hidhur. Kontribuesi dhe tifozi i klubit të qytetit, Gzim Vehapi është ndarë nga jeta.

- Advertisement -

I ndjeri Gzimi, kishte kontribuar financiarisht për klubin e zemrës KF Trepça dhe e kishte përkrahur klubin deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Në vitin 2002 ai kishte qenë investitori kryesor në këtë klub, duke dhënë para të shumta për klubin. Mirëpo, edhe pas kësaj çdo herë Gzimi, ishte pranë klubit duke mos i ikur asnjë ndeshje si në Mitrovicë por edhe jashtë Mitrovicë.

“N’borë e n’shi, pranverë e verë Gzim Vehapi ishte pranë TREPÇËS, nuk kishte rëndësi se cila stinë ishte edhe në ecurin e klubit, Ligë të Parë apo kampion, Gzimi ishte gjithmonë aty, kështu duke na sfiduar edhe neve që ndonjë ndeshje nuk ishim aty.

- Advertisement -

Gjithmonë Haxhia e gjente menyren se si te jetë pranë klubit ,duke kontribuar edhe me mjete vetanake e familjare, pra thjesht ishte i Trepçēs”, ka shkruar tifozeria mitrovicase, Torcida, raporton Olle.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit