10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Nga Serbia: Greqia është nën një presion të madh për ta njohur Kosovën

Rekomandime

Nuk ka dyshim se, pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet amerikane, Washingtoni ka bërë presion në rritje mbi vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, veçanërisht Greqinë, i thanë mediumit serb në Kosovë, “Kosovo Online” analisti serb, Dragomir Andjelkoviq dhe ish-ministri i Jashtëm jugosllav, Zivadin Jovanoviq.

- Advertisement -

Siç thekson Andjelkoviq, “ata që përhapin histori në lidhje me faktin se Greqia së shpejti mund të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe për vizitën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës në Athinë, po përpiqen ta demoralizojnë Serbinë në atë mënyrë”.

“Pra, rezulton se ne është më mirë të pajtohemi për një marrëveshje tani, në mënyrë që të mos presim që të gjithë anëtarët e BE-së ta njohin Kosovën. Presioni mbi Greqinë do të vazhdojë, por unë nuk besoj se Athina do t’i nënshtrohet këtyre presioneve. Nuk ka dyshim që Greqia u zgjodh si vend i rëndësishëm, sepse nëse do të thyhej, pyetja do të ishte se si do të reagonin Rumania, Sllovakia dhe Qipro. Me pak fjalë, për sa kohë që të gjithë anëtarët e BE-së nuk e njohin Kosovën, Prishtina nuk mund ta vazhdojë procesin të integrimit evropian ose anëtarësimit në NATO”, thotë Andjelkoviq.

Ish-ministri i Jashtëm jugosllav, Zivadin Jovanoviq tha se “Greqia do ta mbajë pozicionin e saj parimor si një aleat tradicional dhe mik i ngushtë i Serbisë”.

- Advertisement -

“Greqia ka një diplomaci të fortë dhe përvojë të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk ka dyshim se ata kanë qenë nën një presion të madh për vite, por ata e dinë shumë mirë që rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfaqëson një luftë kundër separatizmit, i cili është një rrezik që nuk anashkalon Greqinë, veçanërisht kur po ka deklarata për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, e cila, ndër të tjera, do të përfshinte pjesë të territorit të Greqisë”, thotë Jovanoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit