10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Spahiu: Pasi të përfundojë Iufta në Ukrainë, Kosova do të jetë në rrezik

Rekomandime

Publicisti Nexhmedin Spahiu beson që Kosova rrezikohet nga Serbia pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë. Spahiu ka thënë se rreziku vlen për dy rastet, edhe nëse fiton por edhe nëse Rusia e humbë luftën.

Në rast se fiton Rusia, Serbia bëhet më e fortë dhe i rriten orekset për ndikim në rajon, ka analizuar Spahiu.

- Advertisement -

“Në momentin që kryhet lufta në Ukrainë, atëherë është rrezik për Kosovën, në cilëndo variant, edhe në variantin që të fitojë Rusia sepse atëherë Serbia bëhet më e fortë dhe sigurisht se i rriten orekset për të ushtruar ndikim në rajon”, ka thënë ai në Tëvë.
Sipas Spahiut, nëse në Ukrainë fiton Perëndimi, Kosova prapë mbetet e rrezikuar, pasi që Perëndimi më nuk do të kujdeset për shtetet si Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova, ngase do të besojë që Serbia nuk është më nën ndikimin rus.

“… por edhe në rast se fiton Perëndimi dhe mposhtet Rusia, atëherë do të jetë një situatë kur Perëndimi nuk do ta shoh më Serbinë si një rrezik… si një rrezik rus këtu në rajon dhe më nuk do të kujdeset për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi dhe atëherë Serbia… do të thotë ne do të duhet me forca vetanake të matemi me Serbinë dhe kjo është një situatë e keqe”, ka thënë Spahiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit