Richard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun me Serbinë, ka folur për dokumentin që besohet të ketë rrjedhur nga kryeministria sllovene, i cili reflekton qëndrimet e këtij shteti për ndërrimin e kufijve në Ballkan, përfshirë edhe ato të Kosovë.
Grenell në Twitter, i ka reguar një raportimi të “Al Jazeera” e cila shkruan se dokumenti për kufijtë ku përfshihet Bosnja, “ngjallë” frikën për dhunë në rajon.
Ish-ambasadori i përfshirë në çështjen Kosovë-Serbi, thotë se nuk ka dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti.
Për këtë çështje, ai ka fajësuar mediat se në një farë forme po i zmadhojnë spekulimet.
“Nuk kam dërgjuar askënd as në BE as në qeverinë e SHBA-ve që t’i jap kësaj kredibilitet. Media po i zmadhon spekulimet”, ka shkruar Grenell.
Ndryshe, dokumenti i cili ka qarkulluar tash e disa ditë në media ka shkaktuar reagime të mëdha dhe shqetësime tek qarqe të ndryshme politike në rajon e Evropë.
Kundër një ideje të tillë tashmë ka dalë haptas Gjermania, ministri i Jashtëm i së cilës vizitoi sot Kosovën dhe bëri të qartë se projeksione të tilla janë të rrezikshme dhe i përkasin së kaluarës.