Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi ka uruar komunitetin turk në ditën e tyre të shënuar.
Sipas Osmanit, ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor.
Postimi i plotë:
Sot qytetarët tanë të komunitetit turk shënuan ditën e tyre. Ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në jetën tonë institucionale.
Si Presidente e Republikës, ua urova këtë ditë dhe i sigurova se, sikur edhe deri më tani, do të vazhdojmë ta promovojmë të drejtën e të gjitha komuniteteve për ta zhvilluar identitetin e vet kulturor, gjuhësor e etnik në Republikën e Kosovës si shtëpi tonën të përbashkët.
Gününüz kutlu ve mutlu olsun!
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/305035300981016