11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Gjukanoviç: Ideologët serbomëdhenj e kanë kuptuar që Kosova është humbur

Rekomandime

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, tani në konflikt të hapur me qarqe serbe në shtetin malazez e ato në Serbi tha se nacionalizmi serbomadh nuk u shpik dje dhe nuk po e rrezikon Malin e Zi e fqinjët në kohën e pushtetit të tanishëm në Serbi, por është një mentalitet që po zgjatë me shekuj. Tani projektit të ‘Serbisë së Madhe’ me humbjen e Kosovës po provojnë ta ringjallin me një çështje zëvendësuese.

- Advertisement -

Presidenti Milo Djukanovic në intervistën e tij në televizionin sarajevas Tv Face vlerësoi se ligji për liritë fetare në Mal të Zi nuk është më problem fetar e asnjëherë nuk ka qenë përveç se një shkas edhe hegjemonëve serbë dhe Kishës Ortodokse Serbe për të mbajtur të gjallë idenë e “Serbisë së Madhe”.

Ai shtoi se protestat e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi kundër ligjit asnjëherë nuk ishin për lirinë fetare dhe për mbrojtjen e pronave dhe shenjtërisë së tyre pasi ato nuk po shkojnë askund e besimtarët aty do të shkojnë ende.

“Nacionalizmi serbomadh nuk u shpik dje dhe nuk rrezikon Malin e Zi nga kjo kohë e presidentit dhe garniturës së tanishme politike në Beograd, por është një dukuri që po zgjat me shekuj. Ideologët serbomëdhenj me të kuptuar që kanë humbur Kosovën me politikë të gabuar me dekada të Beogradit, po provojnë të gjejnë zëvendësim për projektin e Serbisë së Madhe”.

- Advertisement -

Djukanovic shtoi se orientimi i këtyre ideologëve serbomëdhenj është kthyer nga Republika Serbe në BeH por shtoi se kjo nuk e përmbush urinë e tyre vlerëson ai.

“Republika Serbe dhe Mali i Zi do të ishte kompensim adekuat për ideatorët e realizuesit të politikës së Serbisë së Madhe në rajonin tonë”.

- Advertisement -

Ai shtoi se këto ide rrezikojnë konceptin e shtetit të qytetarëve në Mal të Zi, dhe se presidenti serb me deklaratat e tij karshi Malit të Zi ka shpërfaqur dëshirën e tij për rrëzimin e pushtetit në Mal të Zi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit