7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Alarmon Valbon Kraniqi: Na ka kapluar varianti britanik i koronavirusit

Rekomandime

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka deklaruar se përkundër se gjatë kësaj jave ka pasur një rënie të lehtë të shifrave të të infektuarve me COVID-19, klinikat e QKUK-së dhe repartet e spitaleve ku po trajtohen pacientët me COVID-19, vazhdojnë të jenë të stërmbushura.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se edhe më tutje po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID në pesë klinikat e QKUK-së dhe në shtatë Spitalet Regjionale të Kosovës.

- Advertisement -

Edhe më tutje gjendja paraqitet e ngarkuar nëpër spitalet dhe klinikat tona. Janë me numër të madh të pacientëve….Edhe pse numri ditëve të fundit është më i vogël, krahasuar me javën e kaluar kur kishim deri në 900 pacientë që merrnin trajtime nëpër spitalet tona, ky numër vazhdon të jetë i lartë dhe klinikat tona janë të stërmbushura me pacientë. Aktualisht në të shtatë spitalet regjionale, kemi pacientë që janë duke u trajtuar. Ndërkohë që në Qendrën Universitare kemi pesë klinika që po trajtojnë: Klinikën Infektive, Klinikën e Mushkërive, objektin e Mjekësisë Sportive, bllokun e Klinikave Internistike, si dhe MIQ COVID-in apo repartin intensive”, tha Krasniqi.

Sipas tij, varianti i ri britanik ka treguar se është më shpejt i përhapur por që numri i pacientëve që janë të shtrirë nuk dallon shumë nga viti i kaluar kur ky variant nuk ka qenë i pranishëm në vendit tonë.

Nëse krahasojmë numrin e të shtrirëve dhe të spitalizuarve në raport me numrin e atyre që rezultojnë pozitiv nuk ka ndonjë ndryshim të madh krahasuar edhe me vitin e kaluar. Pra, në këtë aspekt nuk është se kemi rritje të numrit të spitalizuarve në raport me ata të cilët rezultojnë pozitiv. Duket se ka një aftësi më të madhe të përhapjes dhe më të shpejt dhe kjo bënë që të kemi rritje të të infektuarve dhe si rezultat të rritet edhe numri i të spitalizuarve. Duhet ditur dhe cekur edhe metodat e parandalimit por edhe trajtimi është njësoj edhe sikur tek varianti i kaluar apo fillestar ta quaj”, u shpreh drejtori i SHSKUK-së.

- Advertisement -

E duke ditur tashmë se buxheti për listën esenciale është zvogëluar, drejtori i SHSKUK-së, thotë se aktualisht janë mirë të furnizuar me terapi, por shton se edhe tutje vazhdon të mungojnë Remdesivir dhe Favipiraviri të cilët janë barna antiviral.

Krasniqi shton se pret që të rritet buxheti për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në veçanti linjat buxhetore për barna dhe material shpenzues nga lista esenciale.

- Advertisement -

Aktualisht ne jemi mirë të furnizuar me barna, sa i përket barnave që trajtohen pacientët COVID, me përjashtim të Remdesivirit dhe Favipiravit, të tjerat i kemi në dispozicion. Po ashtu, Tusilicumap kemi siguruar dhe kemi lidhur kontratën e re, dhe po ashtu edhe barnat tjera i kemi në dispozicion. Ne presim që të shtohet buxheti për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, në veçanti buxheti për barna dhe material shpenzues nga lista esenciale”, tha Krasniqi.

Gati po bëhen 1 muaj prej kur në Kosovë ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësor por edhe personave të moshuar me vaksinën AstraZeneca. Drejtori i QKUK-së, apelon që të vaksinohen të gjithë ata që kanë mundësi ta marrin vaksinën sepse kjo është mënyra më e mirë për ta vënë nën kontroll pandeminë COVID-19.

Vaksina është mjeti më i sigurt, më i mirë, më i lirë për të parandaluar përhapjen e infeksionit në masë, jo vetëm vaksina kundër COVID-it por edhe shumë sëmundje të tjera në të kaluarën janë ç’rrënjosur fal vaksinimit….Tash meqenëse është vaksina nuk ka asnjë arsye që virusi të mos futet nën kontroll të plotë dhe jo vetëm në nivel të Kosovës por edhe globit. Prandaj, thirrja jonë është që të gjithë njerëzit të cilët kanë qasje dhe mund ta marrin vaksinën të vaksinohen. Kemi parë dhe kemi dëgjuar për efektet e mundshme anësore të vaksinës dhe si profesionistë shëndetësori u bëjë apel të gjithëve dhe iu bëjë me dije që çdo bar apo ilaç që merret potencialisht ka mundësi të jap efekte anësore, por asnjëherë efektet anësore të vaksinave nuk i tejkalojnë pasojat që do mund të paraqiteshin nëse një person nuk vaksinohet”, theksoi ai.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Univeristar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka deklaruar se përkundër shifrave të larta të personave të hospitalizuar, asnjë shërbim mjekësor nuk është ndërprerë.

Sipas tij, tani më edhe furnizimi me oksigjen është problem i zgjidhur dhe ky sistem është stabil dhe i qëndrueshëm.

Kosova vazhdon të përballet me shifra të larta të rasteve aktive me COVID-19, në nivel vendi aktualisht aktiv me COVID-19 janë edhe mbi 11 mijë e 300 persona.

Ndërsa, numri i personave që e kanë humbur betejën me COVID-19 është mbi 2 mijë e 100.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit