19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Hashim Thaçi nga jeta luksoze në pranga – iu ndalua copëtimi i Kosovës!

Rekomandime

Ishte dita e fundit e tij në Kosovë. Nuk kishte kush ta luante vendit. Ishte vetëm një forcë e madhe që nuk po e lejonte dot më t’i rezistonte. Këtë furi e kishte përjetuar vetëm pak muaj më parë, në qershorin e vitit të shkuar, kur ai u nis drejt Uashingtonit me synim për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, për të cilën ishte dakorduar me presidentin e Serbisë, Vuçiqin.

Nga një jetë hiper-luksoze, me një garderobë (rrobat që i veshte në një ditë) mund të shkonin në rreth 50 mijë euro, tashmë kishte vetëm uniformën e burgut, të dhuruar gratis. Një palë pranga në duar, dhe i detyruar të heshtte, që të mos i shqetësonte forcat që e arrestuan dhe po e mbanin në kushte sigurie në EULEX deri në përgatitjen e aeroplanit për udhëtim drejt Hagës, që kishte ardhur enkas për të, Kadri Veselin, dhe të arrestuarit e tjerë.

- Advertisement -

Dikur me përcjellje nga shteti dhe nga njerëzit që e adhuronin, sepse u kishte dhënë gjithçka, e që ata mund të mos kishin pasur asgjë, mbase as bukën e gojës. E kishte shijuar luksin e jetës, e deri tek bredhja pas femrave të bukura, që mbase mund t’i qepeshin pas, për shkak të famës që kishte krijuar, pushtetit që gëzonte etj.

Vetë refuzimi nga Shtëpia e Bardhë, që ai të pranohet atje për takimin e 27 qershorit, për një marrëveshje, e parashikuar dhe e vlerësuar si e dëmshme për Kosovën, dëshmonte se rruga e tij diplomatike kishte marrë fund, dhe me këtë edhe Presidenca e tij.

Ai ende nuk donte ta besonte, sikurse edhe mbështetësit e tij, që për çudi së fundi shquhej edhe një klan i fuqishëm në LDK, në krye me Isa Mustafën.

- Advertisement -

Për ta penguar copëtimin e Kosovës, shërbimet sekrete miqësore me Kosovën, u kujdesën që Taçin ta kthenin mbrapsht, duke e mbajtur nën arrest në Vjenë. Ai mezi arriti ti siguronte edhe disa muaj lirie, duke shfrytëzuar jo vetëm postin e presidentit, por edhe tashmë lidhjet e fuqishme që i kishte krijuar në të katër anët, kryesisht në saje të qarkullimit të parave të mëdha.

Flitej se vetëm për ndarjen e Kosovës mund të ishin vënë në qarkullim miliona euro, nga mbi 100 milionë sa besohet se ishin zotuar për mbështetësit.
Madje, një pjesë të shumës modeste e kishte marrë një kompani, pjesë e së cilës ishte Toni Bler, njëri nga figurat kyçe të udhëheqjes së fushatës së bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja.

- Advertisement -

“Gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nga zyrtarë shumë seriozë e të lartë, kam marrë vesh se Blairi për këtë shërbim merr para nga Lindja e Afërt. Përmendet edhe shuma prej 150.000 dollarësh në muaj, plus kompensime për punën e kryer, nëse Blair zbaton idenë e Vuçiqit për ‘demarkacion’ dhe Prishtina bëhet anëtare e OKB-së”, kishte thënë Jeremiq.

“Wolfang Petritsch punon në nivelin e Bashkimit Evropian. Tony Blair, si ish-kryeministër britanik, punon në të gjitha nivelet dhe me të gjitha palët. Në Amerikë është Corey Leëandoëski, ish drejtuesi i fushatës presidenciale për Trump, i cili drejton një firmë konsulence në Uashington. Lewandowski takoi Vuçiçin në Beograd dhe loboi në Washington për ndarjen e Kosovës. Mbi të gjitha, Alexandër Soros përpiqet të bindë përfaqësuesit e demokratëve në SHBA për ndarjen e Kosovës”, kishte deklaruar Jeremiç.

Më 28 prill të vitit të kaluar Prokuroria e Dhomave të Specializuara, njoftoi se e kishte caktuar një gjykatës të procedurës paraprake që do të shqyrtonte një aktakuzë të prokurorisë.
Në njoftimin e asaj dite u tha se “përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”.

Me 24 shkurt të vitit 2020 Prokuroria e Dhomave të Specializuara paralajmëroi fillimin e ngritjes së akuzave.

Së shpejti do të publikohej se aktakuza ishte prej 68 faqesh dhe se përmbante dhjetë pika: 1. Përndjekje krim kundër njerëzimit.
2. Burgosje – krim kundër njerëzimit;
3. Ndalim arbitrar, krim lufte;
4. Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit;
5. Trajtim njerëzor, krim lufte;
6. Torturë, krim kundër njerëzimit;
7. Torturë, krim lufte.
8. Vrasje, krim kundër njerëzimit;
9. Vrasje e paligjshme, krim lufte; dhe
10. Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.

Sipas akuzës, këto vepra janë bërë prej prillit të vitit 1998 deri në gusht të vitit 1999.

Kush ishte Hashim Thaçi

Deri në ditën e arrestimit ai kishte qenë dy mandate (të papërfunduara) kryeministër i vendit, dhe një mandat, por të papërfunduar president i vendit.
Ai dhe familja e tij, sot konsiderohen ndër familjet më të pasura shqiptare në botë, por këto pretendime mund të vërtetohen vetëm nëpërmjet ndonjë procesi tjetër hetimor.

Hashim Thaçi është parë qysh prej vitit 1999 në luftën e fundit të Kosovës, si njëri prej figurave kryesore në vend në proceset që po kalonte Kosova. Por, sjelljet e tij dukeshin kontradiktore edhe atëherë, gjë që i kanë dhënë një pasqyrë jo të mirë, me përfundim në gjykatoren e Hagës.

Më 1999 Hashim Thaçi u imponua si faktori kryesor në negocimin e Marrëveshjes së Rambujesë. U deshën tri javë, që amerikanët t’ia dilnin ta bindnin ta nënshkruante dokumentin, që do të njihet si Marrëveshja e Rambujesë. Ai ishte udhëheqësi i delegacionit, ndërsa presidenti Ibrahim Rugova ishte numri 2, pavarësisht reputacionit dhe të drejtës së përfaqësimit-si kryetar shteti.

Ai ishte bindur vetëm kur i ishte premtuar se Hollivudi do ta bënte një film për Kosovën, dhe ai do të ishte heroi! Shtyrja e vendimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë më 23 shkurt 1999 ishte një prej gabimeve të rënda dhe si pasojë e mbi vlerësimit të vetvetes, nga shtytjet e tij narciste, veç faktorëve të jashtëm si Demaçi etj.

Roli në shpërbërjen e UÇK-së dhe mosrikrijimi i ushtrisë!

Thaçi do të jetë personi kyç edhe në zhvillimet e para të pas luftës. Do të merrte përsipër çarmatosjen e UÇK-së dhe kthimin e saj në një organizatë civile, të parëndësishme, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK)

Marrëveshja u nënshkrua nga Hashim Thaçi me 21 qershor 1999, si Kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandanti i saj Agim Çeku dhe nga pala ndërkombëtare.

Thaçi nuk u kujdes as për realizimin e anës pozitive të këtyre marrëveshjeve. Në rastin e Marrëveshjes së Demilitarizimit të UÇK-së, kishte një mundësi, që me gjithë transformimin në organizatë civile, në të ardhmen, të krijohej një forcë ushtarake sipas të Gardës Kombëtare të SHBA-ve.

Ai u tregua i pakompromis edhe në shuarjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, proces i përmbyllur me 31 janar të vitit 2000, përfshirë institucionet e zgjedhura sipas Kushtetutës së Kaçanikut, veçmas fatale do të ishte shuarja e Kuvendit.

Në vend të njohjes të paktën të tij, dhe kërkimit të zgjedhjeve, ai me mbështetësit e tij do të vazhdojë krijimin e klimës represive si, kërcënime, rrahje, akuza nëpërmjet medieve deri në dyshimin e organizimit të vrasjeve politike.

15 vjet më vonë, në shkurt të vitit 2014 në një intervistë për Agjencinë britanike të lajmeve Rojters ai thoshte se kurrë nuk kishte luftuar pasi kishte qenë pjesë e krahut politik.

“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe”.

Por, sipas psikologëve mohimi i të vërtetave absolute, ngjarjeve publike, nuk është retorikë, është hendikep i personave me karakter të shumëfishtë, dhe më keq akoma, janë shenja të njerëzve me personalitet të thyer, karakteristikë për hajna, mashtrues, abuzues, impulsiv, paranoik por, që mund të jenë edhe vrasës!

Ai mbahet përgjegjës edhe për vonimin e Formimit të ushtrisë, pas Shpalljes së Pavarësisë, sipas marrëveshjes së Vjenës, e njohur si Pakoja Ahtisari, duhej të kishte ndodhur jo më larg se në vitin 2013.

Qeverisje me strategji të krijimit të problemit!

Hashim Thaçi e përdori strategjinë e krijimit të problemit me rastin e ndërhyrjes në veri në vitin 2011.

Rezultati shpejt ishte disfatist. Jo vetëm që dështoi ‘ekspedita ndëshkuese’ e z.Thaçi, por do të ishte fatale për njësinë speciale të Kosovës. Aty do të vritej pjesëtari i saj Enver Zyberaj, dhe goditja do të ishte më fatale për familjen, vdekje që la pas fëmijët jetim, një grua të ve dhe prindërit zemërthyer.

Shikuar nga retrospektiva, është e vështirë të thuhet nëse kjo ishte një strategji kombëtare e Qeverisë së Kosovës apo ndërkombëtare për krijimin e një problemi dhe më pas për zgjidhjen e tij (Modelet e Çomskit).

Kjo tipizon atë që Maigret mundohej ta ngrehte në teori, faktin se si mediat ndihmojnë liderët, që të vijnë apo të qëndrojnë në pushtet, edhe kur ata janë diktator: “Jo se mediat në përgjithësi këtu nuk kanë rolin e tyre përgjegjës, por se ato njëherazi janë udhërrëfyese dhe mundësi krijuese të këtyre tipave diktatorial. Kritika e pushtetarëve në media e ka gjithmonë burimin tek një shqetësim për humbjen e pushtetit, sapo atij t’i shfaqet një kërcënim ekzistues”.

Por, mbështetja e mediave, sikurse e shumë klaneve dhe miqve të tij mori fund! Tashmë një vit, ai me vështirësi e ruan qetësinë prapa grilave!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit