8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministrja Haxhiu: Thaçi e Veseli refuzuan të na takojnë në Hagë

Rekomandime

Me 5 nëntor bëhet një vit që kur ish-presidenti Thaçi dhe krerët tjerë të UÇK-së janë arrestuar nga Gjykata Speciale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në RTV Dukagjini thotë se LVV ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale por sipas saj tashmë kjo Gjykatë nuk mund të zhbëhet.

- Advertisement -

Ajo tregon se zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kanë udhëtuar për në Hagë ku janë takuar me të akuzuarit, por që Thaçi dhe Veseli nuk kanë dashur takim me ta.

“Ne kemi pasur një vizitë në Gjykatën Speciale, përpos zotit Thaçi dhe zotit Veseli që nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kemi takuar zotin Krasniqi, Selimi dhe Gucati. Thaçi e Veseli kanë refuzuar të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë”, tha Haxhiu, përcjell Telegrafi.

Haxhiu thotë secili prej atyre që janë në Hagë kanë mbështetjen financiare nga shteti dhe e kanë mbrojtën e paguar

- Advertisement -

“Ministria e Drejtësisë është duke i kryer përgjegjësitë që ka ndaj tyre”, tha tutje Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit