14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“S’ka më supermena”/ Paralajmërimi për të punësuarit në 5-6 vende të punës: S’ka më 50 mijë euro në vit!

Rekomandime

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka zbardhë një bisedë miqësorë që e kisthe me një zyrtar të lartë të partisë në pushtet.

- Advertisement -

Miftaraj përmes një postimi në Facebook, tregon se zyrtari në fjalë ka premtuar me krejt seriozitetin e tij se më nuk do të ketë zyrtar të lartë që mbajnë 5-6 vende të punës.

Ai shkruan se më nuk do të ketë “supermena” dhe më asnjë zyrtar i lartë publik nuk do t’i merr 50 mijë euro në vita paga e shtesa.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Pata një diskutim shumë miqësor me një zyrtar të lartë të partisë në pushtet!

Premtoj se krejt autoritetin e tij do ta drejtoj drejtë forcimit të integritetit të institucioneve publike.

- Advertisement -

Me seriozitetin më të lartë tha se ka kaluar koha kur një zyrtar i lartë publik ka me i mbajtë pesë e gjashtë pozita. Ka kaluar koha kur një zyrtar i lartë publik i merr 50 mijë euro në vit paga e shtesa.

Përnjëmend ka ardhë koha që besimi i publikut dhe qytetarëve në institucione mu forcua, kemi nevojë me prek ndryshimin, me ndjeh ndryshimin.

S’ka me supermena! Pikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit