Shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale.
Ai ka thënë se në Komisionin për Legjislacion kanë pasur një debat përmbajtjesor për shqyrtimin e parë të këtij projektligji, i cili e mundëson gjykimin në mungesë.
Sipas tij, nuk ka konsensus brenda Qeverisë, pasi që njëherë u është kërkuar vota për procedurë të përshpejtuar e pastaj për procedurë të rregullt.
“Ne kemi pas një debat shumë përmbajtjesor në Komisionin për Legjislacion, për shqyrtimin e parë të projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Procedurës Penale. Kjo e ndihmon të drejtën dhe të vërtetën e luftës së UÇK’së, duke e mundësuar gjykimin në mungesë. Por ne vim në një situatë kur ndërlidhet edhe një temë tjetër që është shumë e dhimbshme për qytetarët, por që nuk është diskutuar në komision e as në kryesi të parlamentit. Njëherë e kërkoni votën për një procedurë të përshpejtuar, pastaj për një procedurë të rregullt. A po e shihni se nuk po dini e nuk keni konsensus as brenda”, ka shtuar ai.
Tahiri ka thënë se ata do të votojnë përshpejtimin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale