8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ish eprori i UÇK’së, Hashim Thaçit për ditëlindje: Jetofsh 150 vjet, dhe mos dilsh kurrë prej burgut

Rekomandime

Dy ditë më parë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi festoi ditëlindjen e 53-të.

- Advertisement -

Kjo ditëlindje për Thaçin ishte më ndryshe. Ai e priti në Hagë ku është i burgosur nga Gjykata Speciale pas akuzave të rënda që qëndrojnë mbi të.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

Arsye për këtë ishte ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

- Advertisement -

Ditëlindjen e Thaçit e uruan shumë politikanë në Kosovë, por atij nga afër ka pas mundësi të ia uroi vetëm Kadri Veseli, i cili bashkë me të po qëndrojnë në burgun e Hagës.

E një urim ‘special’ ia kishte bërë Thaçit edhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në facebook, kishte kërkuar që Thaçi të jetojnë 150 vjet, por të mos dilte kurrë nga burgu.

“Hashim Renegati, urime ditëlindja jetofshë edhe 150 vjet tjera, por kurrë prej burgut mos dilsh, edhe pse burgun do të doja ta mbash në Kosovë dhe të jesh i dënuar nga Kosova. Këtë urim ta thotë një Iuftëtar, ish epror i UÇK-së dhe TMK-së, që gjatë Iuftës, dhe disa muaj pas Iuftës do jepte jetën për juve, derisa iu njoha mirë se çfarë Renegati e pIaçkitësi….dha sa i lig e shumëftyrësh jeni!”, ka shkruar në Facebook, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Naim Miftari

Ndryshe, përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.bota sot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit